 Administrator Senior Member

Regist.: 03/02/2012 Topics: 13 Posts: 0
 OFFLINE | Epika Heroike Shqiptare!
Tri Eposet e Malcorit Nik Leshai (pikturë prej Ismail Luanit)
Epika I – Rezistanca ndaj Identitetit Anadollakët
Epika Shqiptare âsht nji fenomen ekskluziv i Malcisë (7 Maleve). Siç shkruen At Zef Pllumi në librin e tij "Histori Kurr e Shkrueme", epika âsht levrue edhe në zonat në jug të Malcisë, por vetëm për induktim. Për shumë shekuj Epika ishte treguese e nji perpjekje "epike" per vet-identifikim. Në kushtet e sundimit turk, malcorët u patën gjetë në dilemë, 1) me adaptue folklorin turko-afganistanez (çiftelinë dhe sharginë) apo 2) me vazhdue traditën, ndoshta mijëvjeçare, të Ballkanit. Heqja dorë nga Epika dhe utilizimi i muzikës turko-arabe, siç pat bâ pjesa mâ e mâdhe e Gegnisë, do të kishte sjedhe vdekjen e shpirtit shqiptar sepse siç thotë Hans-Georg Gadamar, arti âsht feja e popullit.
Pa epikën, ne shqiptarët mbetemi vetëm me çiftelinë, sharginë, muzikën turke, dhe të dashurën tallava. Secila me turko-arabe se tjetra.
Kângët e Kalorësve Shqiptarë ishin nji nga mënyrat e rezistencës ndaj përpjekjeve turke me shkimë identitetin tonë. Duke e lidhë të kaluemen tonë me kohën para-otomane, epika i jepte thellsi rezistencës, egzistencës, dhe identitetit të malcorëve dhe mbante përtej territorit malcor influencën kulturore turke. Epika bânte kuptimplote luftën e Malcorit me mbijetue ne nji shoqni orientale të imponueme prej anadollakëve në Ballkan.
Nuk ishte rastsi që epika pat qenë, gjithashtu, nji tipar i sllavëve të jugut, të cilët e paten refuzue pushtimin turk totalisht–dmth ata patën ruajtë jo vetëm gjuhën si ne shqiptarët, por edhe fenë, kulturën, e ligjin, dhe historinë e tyne.
Epika II – Postkolonializmi dhe Djemtë e Babës Mbret
Haxhi Qamili nuk ishte i vetmi djalë besnik i Babës Mbret. Jo shumë pas ngritjes së flamurit në Deçiq, 2,000 militarista muslimanë nga Shkodra patën sulmue Malcinë nën pretekstin se Kaurrët (Malcorët) kishin vendosë me pushtue Shkodrën. Ky sulm pat dalë për të zezë të vetë fandamentalistëve Shkodranë. Historia e kalon ketë incident të turpshëm si diçka të vogël, të parândsishme, si nji incident të izoluem. Por fillë pas tyne, fandamentalistët e Shijakut, Durrësit, dhe zonave të tjera të Gegnisë Jugore patën sulmue Ded Cokun dhe Lekët ne Shijak. Mbasqë ngriti fjamurin shqiptar në Lezhë, tue pasë bâ marrveshje me Pashën e Shkodrës, Deda me Lekët e tij u pat nisë për në Durrës me qellim me ngritë flamurin edhe atje. Toptanët, të cilët deri në Shijak, ishin bashkë me Lekët, ashtu si Mirditasit dhe Kurbinasit, kërkuen leje me u largue per pak kohë. Nuk vonuen shumë dhe u kthyen me nji ushtri fandamentaliste te cilët kishin vendosë me vra kaurrit per hir të babës mbret. Torollakët nuk e dinin se vetë baba mbret (Pasha i Shkodrës) i kishte transferue garnizonet turke prej Durrësit në Berat vetë me i hapë rrugë Dedës me ngritë flamurin shqiptarë ne Durrës. Pasha turk preferonte mâ mirë nji Shqipni me nji pakicë kristiane sesa nji Shqipni të coptueme prej grekve e sllavëve, të cilët mund të kishin për qëllim shpërnguljen e të gjithë shqiptarve musliman në Turqi.
Epika III – Kryengritja e Parë Anti-Komuniste në Botë
Prek Cali e Llesh Marashi patën fillue kryengritjen e parë anti-komuniste në botë. Por koha kishte ndryshue. Lufta nuk bâhej mâ nga njerzit, por nga maqinat. Malcorët nuk kishin ndihme nga të huajt as nga shqiptarët. Komunistët ishin të ndihmuem prej rusve, anglezve, dhe amerikanve, dhe spijunve shqiptarë. Në kët luftë malcorët u gjetën të vetëm kundër komunistëve sllavo-shqiptarë njisoj si në vitin 1911 kunder turqve. Stalinka dergoi nji ushtri të ndihmuar me teknologji, strategji e personel sllav , të cilt e patën dhunue Malcinë mâ shum sesa janiçierët e Anadollit . .
Epika në vargje âsht vetëm nji aspekt i Epikës së Malcorit. Vetë jeta e malcorit âsht epike sepse malcori ka shekuj që lufton me ruajtë identitetin e tije nga trysnitë sllave, turke, sllave prapë komuniste, komercialiste... |