 Administrator Senior Member

Regist.: 03/02/2012 Topics: 13 Posts: 0
 OFFLINE | Dhjetë Rrënjët e Kodit të Shqipes!
Botuar në gazetën Republika më datat 14, 15, 16 dhe 17 shtator të vitit 2006 me titullin redaksional: “Gjuha shqipe, baza nga rrjedhin të gjitha gjuhët e botës".
Intervistoi Nuri Dragoi, gazetar i Republika
Studiuesi i gjuhësisë, Çlirim Xhunga, merr guximin të hapë një debat të zjarrtë mbi hershmërinë e gjuhës shqipe. Sipas tij, gjuha shqipe është nga gjuhët më të hershme në botë, madje themeli i tërë gjuhëve të tjera.
Nuk marrim përsipër të miratojmë këtë pohim të tij, pasi nuk jeni në gjendje ta bëjmë atë, por mendojmë se nuk është me vend as ta braktisim. Xhunga mendon se ato që thotë i ka të bazuara dhe i argumenton me teorinë e tij, e cila bazohet në çelësin e tërë gjuhëve, në themel të të cilave qëndrojnë fare pak fjalë. Prej tyre formohet një mori e pafund fjalësh, të cilat përbëjnë gjuhët aktuale, që kanë ardhur duke u përmirësuar dhe pasuruar brez pas brezi. Natyrisht, ne e pranuam me droje dhe mëdyshje, por përderisa ai është i gatshëm të përballet me cilindo gjuhëtar që kërkon argumente, menduam se në këtë mes nuk ka ndonjë të keqe. Mund të ketë prej gjuhëtarëve ndonjë që do Lë thotë se ku na paska qenë ky studiues i heshtur dhe pak i njohur. E drejta e tyre. Ashtu siç ka të drejtë edhe Çlirimi të thotë mendimin e tij. Do të ishte me interesante të prisnin dhe ndonjë qëndrim të ndonjë specialisti të gjuhës shqipe, të hershmërisë së saj dhe lidhjeve që ka me gjuhë të tjera, sikur dhe vetëm në disa pika.
Ai ka pohuar edhe më parë që jo vetëm që është autoktone, por gjithë gjuhët e botës e kanë origjinën nga shqipja. Në të gjitha rrënjët kryesore të shqipes, por edhe të gjuhëve të tjera. mund të futet simboli i yllit. Ky yll shihet si çelësi i formimit të mijëra fjalëve.
Gjithçka ai e bazon në studimet e tij. Ka thelluar njohuritë në lëmin gjuhësor, duke njohur në bazën e tyre dhe gjuhët greke, latinishte, gotishte, sllavishten kishtare, turqisht, arabisht, hebraishte dhe deri tek gjuha japoneze. Nga të gjitha të dhënat i rezulton se gjuha shqipe është themeli i gjuhëve të botës. Për këtë është i gatshëm të ballafaqohet me këdo që mendon ndryshe. Kur flet për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, ai kupton arbërit, ilirët apo edhe paraardhësit e tyre. Pra, me fjalën shqiptar, thotë se kërkon të përfshijë tërë paraardhësit tanë. Dhe ka arritur në konkluzionin se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra, logjika nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera. Këtë ai e mbështet me një strukturë leksikore, që është baza e fjalës në çdo gjuhë dhe që hap rrugën për zbërthim etimologjik të çdo fjale.
- Z. Çlirim, gjatë bisedës përmendët studimin etimologjik. Mund të na thoni diçka më shumë?
- Po. Shkenca zyrtare e etimologjisë nuk ka qenë në gjendje_ të plotësojë detyrën e saj për të zbërthyer kuptimin e fjalës dhe për të përcaktuar, mandej, origjinën e saj. Zbërthimi i kuptimeve që kanë fjalët e thesarit Leksikor të gjuhëve kryesore të botës, e në radhë të parë të gjuhës shqipe, që është themeli i tyre, do ta bëjë më të lehtë përcaktimin dhe kuptimin e itinerarit që ka ndjekur një koncept i caktuar për t'u formuar e për t'u shprehur me tinguj të caktuar, dhe për të përcaktuar se në cilën gjuhë ajo është shprehur për herë të parë. Teorikisht, kjo e fundit është thjesht një kuriozitet shkencor, pasi praktikisht të gjitha gjuhët e huaja, duke operuar vetëm me lëndën gjuhësore të shqipes, kanë humbur që në fillim të drejtën e autorit.
- Si duhet ta kuptojmë këtë që thoni?
- Siç do të shihet më vonë, të gjitha gjuhët janë në thelb një shqipe e shkruar ndryshe. Dhe kjo është një nga të fshehtat më të mëdha e më të bukura që pret t'i zbulohet kujtdo që merret me këtë fushë të etimologjisë. Etimologjisë, ashtu siç ajo është konceptuar, studiuar dhe manipuluar deri më sot, i ka ardhur fundi. Mjetet e saj kanë qenë të pamjaftueshme, dhe herë-herë të dëmshme, duke mos lejuar t'u jepet përgjigje mistereve rreth origjinës së gjuhëve në përgjithësi dhe të fjalës në veçanti.
- Përse ndodh kjo, sipas jush?
- Etimologjia nuk është në gjendje të na shpjegojë përse fjalët frënge entier dhe shqipja e tërë kanë një origjinë, se si është e mundur që the first time dhe hera e parë janë kaq të afërta, pa u vënë re nga askush. Se si descend to the hell është vjelë nga një tekst i shqipes, duke marrë kuptim krejt tjetër. Si është e mundur që shprehjet "në atë çast", "v tem cas", "en ces temps" të vijë nga i njëjti tekst shqip që do të thotë "At q'është them, tha" (është fjala për orën dymbëdhjetë të natës, e cila në anglisht lexon "twelve" = tha y11 vjen, në arabisht tevekkel (dorëzohem te zoti) e në shqip teveqel (torollak), dhe në frëngjisht dëfëquer!!)?
- Dhe përse ndodh kështu, përse shkencëtarët heshtin dhe nuk e thonë një të vërtetë të tillë. Apo ka ndryshuar etimologjia e fjalëve?
- Etimologjia po ndryshon, megjithatë në garget shkencore zyrtare shqiptare ne nuk po shohim asnjë reagim dhe aq më pak, të tregohet kujdes apo ndihmë sado e vogël në këtë drejtim. Përkundrazi.
- Cili është shkaku që nuk reagohet?
- Ka shumë shkaqe. Qëndrime të tilla, qofshin nga pozita mediokre, apo të udhëhequra e të nxitura nga politika të caktuara antishqiptare, drejtohen kundër interesave të kombit tonë, dhe i shërbejnë vetëm atyre qarqeve të huaja fetare dhe aristokratike. të cilat gjithnjë janë bërë pengesë, pasi ekzistenca, mbijetesa e tyre dhe suksesi i Katrahurës që ata projektojnë çdo ditë në mbarë botën lidhet drejtpërsëdrejti dhe me SHQIPEN, një nga çelsat kryesorë që të çon te e Vërteta. Moshedhja dritë mbi shqipen mban në këmbë ideologji që drejtohen kundër njeriut në përgjithësi dhe kundër shqiptarit në veçanti. Hedhja dritë mbi shqipen, pa dëshirën tonë, do të sjellë vetvetiu zhdukjen e tyre, të fesë dhe të Aristokracisë, pra të Aristofesë, si dhe zhgënjimin e kujtdo që është rritur me filozofinë e përbuzjes dhe urrejtjes ndaj tjetrit, ndaj njeriut.
- Ju mendoni se duhet të ndriçohet shpirti i njerëzve dhe t'u thuhet një e vërtetë e cila deri tani u është fshehur?
- Pa dyshim. Ndriçimi i shpirtit nga e vërteta do të bëjë që njerëzit të çlirohen nga paragjykime e besime të dëmshme, që kanë shërbyer vetëm për t'i përçarë e për t'i ndërsyer përjetësisht kundër njeri - tjetrit. Ata do të fillojnë të merren vetëm me gjëra të dobishme për ta dhe për natyrën që i ka krijuar.
- Bëni fjalë për një frikë? Ç’është kjo frikë?
- Kjo frikë e madhe ka bërë që Feja dhe Aristokracia (Aristofeja) të pengojnë sistematikisht studimet mbi shqipen, të pengojnë arsimimin e vërtetë të shqiptarit, konkurrimin e tij dhe të gjuhës shqipe në skenën e madhe të diturisë botërore. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me mallkimin e shqipes, por kanë bërë dhe vazhdojnë edhe sot të bëjnë përpjekje të ethshme për të pengnar daljen në dritë të dokumenteve të vjetra të shqipes, siç është rasti i pengimit të hapur nga ana e Vatikanit, i librit të 1210 të Teodor Shkodranit.. |